Ndihmo një fëmijë të buzëqeshë!

Me çdo pacient që vjen në klinikën tonë, ne synojmë t'u japim atyre një zgjidhje të personalizuar me të cilën ata do të jenë të kënaqur. Por qëllimi ynë është më i madh. Ne duam të promovojmë dhe rrënjosim zakone të mira dentare që do t'ju ndihmojnë të jetoni një jetë më të mirë.


Të njëjtën gjë që ne po bëjmë brenda klinikës sonë, ne vendosëm ta çonim më tej. 


Ne jemi bashkuar me disa shkolla dhe institucione të kujdesit për fëmijët për t'i takuar më afër dhe për të kuptuar njohuritë e tyre mbi shëndetin dentar. Ne po mësojmë ngadalë fëmijë të panumërt të të gjitha moshave se kujdesi dentar është ritual afatgjatë që do ju vlejë përjetë.

Bëhu pjesë e nismës sonë!

Duke dhuruar për këtë projekt një pjesë të pagesës së shërbimit që do të merrni në klinikën tonë, ju mund të bëni një ndryshim të madh për fëmijët e panumërt në nevojë të vendit tonë.

Ne dëshirojmë që të gjithë të kenë një buzëqeshje të shëndetshme dhe të lumtur, jo vetëm pacientët tanë, por çdo i ri, grua, fëmijë, apo i moshuar. Kujdesi dentar duhet të jetë i siguruar për këdo, pavarësisht mundësive të tyre financiare.


Gjithçka fillon me ty!




Shiko sa kemi arritur së bashku!

Ndihma jote do të na afrojë më pranë qëllimit tonë.

0 %