Ekspertët pas punës së “The Clinic”

Përshëndetje! Unë jam Malvina, drejtor ekzekutiv i “The Clinic”. Kam përfunduar studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Eksperiencat e mia të mëparshme më kanë dhënë aftësitë menaxhuese dhe administrative të nevojshme për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e “The Clinic” nën këtë rol. Të uroj një eksperiencë sa më të kënaqshme në klinikën tonë!

Unë quhem Rejnald, 32 vjeç, jam diplomuar për teknologji dentare në 2008 në Firence. Pas 2 vitesh eksperiencë pune si teknik dentar, u diplomova në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, u kualifikova në Romë Tor Vergata dhe kam ushtruar profesionin si dentist protezist në Torino derisa vendosa t'i bashkohem ekipit të "The Clinic".

Unë quhem Xhesika. Jam diplomuar me rezultate të shkëlqyera në degën e stomatologjisë. Menjëherë pas përfundimit të studimeve, fillova përvojën time të parë si neomjeke, duke vazhduar trajnimin me kurse dhe praktika të mëtejshme. Tani i dedikohem me shumë përkushtim pacientëve të “The Clinic”.

Quhem Orges, 26 vjec. Jam diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë Tiranë. Pas diplomimit kam ushtruar profesionin si dentist në Durrës dhe më pas në Tiranë. Përvoje pune ne procedurat e terapisë konservative, endodontisë dhe protetikës mbi implante. Kontribues në rikthimin e buzëqeshjes për pacientët e "The Clinic".

Unë jam Anxhela, 24 vjec. Kam përfunduar studimet në degën Financë në Universitetin e Vlorës. Aktualisht jam pjesë e ekipit të The Clinic si koordinatore. Puna ime përfshin kujdesin për çdo pacient dhe organizimin e takimeve të tyre duke i lidhur me mjekët për të marrë trajtim sa më të mirë. Të mirëpresim!

Unë jam Andreina, 22 vjeç. Jam e diplomuar dhe licensuar në degën Infermieri e përgjithshme në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Praktikaprofesionale disa mujore e kryer në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë

Tereza” gjatë dhe pas studimeve, më ka përgatitur të kujdesem maksimalisht për

mirëqenien e pacientëve tanë.

Unë jam Xhesiana, diplomuar

si higjieniste ne Fakultetin e Mjekësise Dentare ne Tirane. Aktualisht jam

pjesë e ekipit të “The Clinic” si asistente dentare dhe kontribuoj në kujdesin

maksimal të pacientëve. E adhuroj punën time!

Përshëndetje! Quhem Sokol, 24 vjeç, jam diplomuar dhe licensuar për teknologji dentare në 2018 në Pisa. Vazhdoj studimet si mjek stomatolog pranë Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë. Aktualisht jam pjesë e ekipit si asistent dentar me ambicien që së shpejti të bashkëpunoj në “The Clinic” si mjek.

Përshëndetje, unë jam Xhoana, “e vogla” e stafit. Më pëlqen të punoj në The Clinic dhe të kujdesem për të gjithë pacientët tanë. Kam punuar në klinikë nga momenti që kam marrë diplomën time të infermierisë dhe po mësoj çdo ditë e më shumë nga të gjithë mjekët e mrekullueshëm këtu.


Unë jam Fabiola, 28 vjec. Kam studiuar në fakultetin e gjuhëve të huaja dhe aktualisht kontribuoj në The Clinic si agjente e gjuhës italiane për të informuar cdo pacient mbi shërbimet që ofrojmë, kostot e trajtimit dhe organizimin e udhëtimit drejt buzëqeshjes së tyre. Mos hezito të më kontaktosh.

Unë jam Sidorela, 24 vjeç. Jam e diplomuar në degën “Informatikë” në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Aktualisht, kujdesem për imazhin e “The Clinic” në rolin e Marketing Manager, duke mbikëqyrur vijmësinë e materialeve promovuese rreth klinkës, aktivitetin tonë online dhe jo vetëm.

Unë jam Olsen. Unë jam përgjegjës për procesin e rëndësishëm të transportit. Unë sigurohem që të gjithë pacientët tanë jashtë Shqipërisë të mbërrijnë në kohë dhe shëndoshë e mirë në ambientet e klinikës. Gjithashtu, iu qëndroj në dispozicion për ti transportuar në të gjitha destinacionet që ata duan të vizitojnë.

Unë jam Milite Tanushi. Punoj në “The Clinic” si kujdestare e pastërtisë. Unë ndihmoj në mbajtjen e ambienteve të klinikës në pastërti maksimale, duke krijuar një mjedis të mirë pune për të gjithë stafin, dhe një vend sa më të sigurt e relaksues për pacientët. 

Këtu mund te jesh ti!

The Clinic” është gjithnjë në kërkim të individëve të talentuar dhe apasionuar. Na shkruaj kurdoherë nëse dëshiron ti bashkohesh ekipit!