Rrugëtimi yt drejt buzëqeshjes perfekte fillon këtu


  • Hapi #1
  •     Hapi #2    
  •     Hapi #3    
  •     Hapi #4    
  •     Hapi #5    
  •     Hapi #6    
  •    Hapi #7    
  •     Hapi #8    
Hapi #1

Komunikimi fillestar

Hapi i parë është njohja me njëri-tjetrin.

Pasi të shprehni interesin tuaj për të bashkëpunuar me ne për një shërbim mjekësor, mund të na dërgoni një email menjëherë në info@theclinic.al.

Në email, sigurohuni të:


  1. shkruani emrin tuaj
  2. përshkruani shkurtimisht situatën tuaj
  3. dërgoni një radiografi panoramike bërë kohët e fundit. 


Në këtë mënyrë, ne mund të inspektojmë situatën tuaj me kujdes dhe të kuptojmë se si duhet vepruar.

Në rastin më të mirë, mund të shtoni disa informacione të tjera në lidhje me sfidat tuaja të kaluara me shëndetin oral, probleme të tjera mjekësore ose informacione shëndetësore që duhet të dimë dhe të marrim parasysh përpara se të bëjmë planin tuaj të personalizuar.


Për më shumë informacion, kontaktoni ekipin tonë dhe ne do të përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur.

    Hapi #2    

Plani i personalizuar

Që nga momenti i marrjes së emailit nga ju, ekipi ynë do të fillojë punën dhe do të krijojë një panoramë të rastit tuaj, për të kuptuar se si ne mund të ndërtojmë një zgjidhje të personalizuar që do të zgjidhë shumicën e problemeve tuaja të shëndetit oral. Më pas, do t'ju dërgojmë një email të thellësishëm me një përgjigje që do të përmbajë:


1. Një shpjegim të rastit tuaj

2. Plani ynë i propozuar i trajtimit

3. Çmimi i parashikuar i planit


Nëse jeni dakord me propozimin e dërguar dhe vendosni të na zgjidhni ne për procedurën tuaj, do të fillojmë të përgatitemi për t'ju pritur këtu.

Këtë përgjigje do ta keni brenda 2-4 ditëve në emailin tuaj. Operatorët tanë janë në pritje për t'ju ofruar një shërbim sa më të shpejtë, për t'ju garantuar një përgjigje në kohë. 


    Hapi #3    

Planifikimi dhe Organizimi

Krijimi i një buzëqeshjeje të re dhe planifikimi për t'iu nënshtruar një procedure mjekësore është një hap i madh. Kjo është arsyeja pse që nga momenti që do t'ju dërgojmë planin tuaj të personalizuar, do të keni gjithë kohën për të menduar deri në marrjen e një vendimi përfundimtar. 


Mos harroni se gjatë këtyre ditëve, mund të na kontaktoni në çdo kohë për të bërë pyetje dhe detaje të mëtejshme rreth udhëtimit.

Biletat tuaja vajtje-ardhje do të jenë pa pagesë. Në këtë fazë, ju do të na ndihmoni vetëm të planifikojmë datat, në mënyrë që të caktojmë një kohë të përshtatshme për ardhjen tuaj.


    Hapi #4    

Transporti

Që nga momenti që mbërrini, ekipi ynë do të sigurojë transportin nga aeroporti, i cili do t’ju dërgojë drejt e te hoteli i rezervuar për ju. Transporti ynë garanton marrjen dhe përcjelljen tuaj në aeroport, kurdo që të jetë orari juaj i fluturimit.

Flota jonë e automjeteve është gjithashtu plotësisht e disponueshme për t'ju lëvizur nëpër qytet gjatë gjithë javës.

Njihuni më mirë me drejtuesin dhe ekipin tonë.

    Hapi #5    

Akomodimi

Hotelet janë zgjedhur qëllimisht afër qendrës së Tiranës. Në këtë mënyrë do të jetë e lehtë për ju të vini në klinikë dhe gjithashtu të shijoni kohën tuaj të lirë. “The Clinic” ka një vendndodhje perfekte, pasi ndodhet pranë disa prej bareve, restoranteve dhe dyqaneve më të mira në kryeqytet.

Një guidë personale do të jetë në dispozicionin tuaj gjatë gjithë udhëtimit.

    Hapi #6    

Kontroll i Përgjithshëm

Takimi juaj i parë do të jetë një kontroll i përgjithshëm. Në këtë takim të parë përballë njëri-tjetrit, do të marrim pak kohë për të ridiskutuar situatën tuaj, për të vlerësuar se në çfarë gjendje janë mishrat, dhëmbët dhe struktura juaj. 

Në bazë të këtij kontrolli, do të bëjmë disa ndryshime të vogla në planin e procedurës, nëse është e nevojshme. Kontrolli i përgjithshëm është shumë i dobishëm për të krijuar një mjedis bashkëpunues dhe relaksues përpara fillimit të trajtimit në ditët në vijim.

Kontrolli i përgjithshëm është pa pagesë.

   Hapi #7    

Ditët e procedurës

Nuk do të ketë më shumë se 3 ditë procedura. Çdo takim do të zgjasë jo më shumë se dy deri në tre orë. 

Ne synojmë të kryejmë procedura që lënë dhimbje ose ënjtje minimale, prandaj ju garantojmë që do të mund të kaloni një kohë të mirë gjatë qëndrimit tuaj këtu, pa u ndjerë në siklet. Për çdo ndërlikim apo problem që mund të ndjeni, mund të na kontaktoni në çdo kohë dhe ne do t'ju ndihmojmë sa më shpejt të jetë e mundur.

    Hapi #8    

Konsulta dhe takimet përfundimtare

Në takimin tonë të fundit, ne sigurohemi që të gjithë pacientët tanë të kenë njohuri të plotë se çfarë duhet të bëjnë javët e ardhshme pas procedurës. Do të kryejmë së bashku një konsultë falas, që përfshin këshilla thelbësore dhe disa ndryshime rutinë që mund t'i përfshini në stilin e jetës tuaj për një shëndet më të mirë oral. 

Pas disa kohësh, ne do t'ju dërgojmë një email përsëri, në mënyrë që të bëjmë një kontroll të shpejtë dhe të shohim nëse gjithçka është në rregull. Nëse përjetoni ndonjë gjë të pazakontë ose që ju shqetëson, na kontaktoni kurdoherë.

Merr nje ofertë për planin tënd të trajtimit