Guida Personale

Guida juaj do të jetë një asistent i caktuar posacërisht për ju, i cili do të jetë në dispozicionin tuaj gjatë gjithë javës. Guida juaj personale do ju ndihmojë me sugjerime, pyetje që mund të keni përgjatë qëndrimit tuaj këtu, apo edhe me urgjenca. 


Guida do të shërbejë si një pikë kontakti, e cila do të jetë në dispozicionin tuaj për t’ju dëgjuar dhe ndihmuar. Ajo do të shërbejë si një linjë komunikimi midis juve dhe stafit të klinikës. 


Në mënyrë që edhe ne të përmirësohemi gjithnjë e më shumë në shërbimin që japim, jeni të mirëpritur të ndani opinionet dhe mbresat tuaja me guidën.

Eksploro kryeqytetin