Buzëqesh pa hezitim!

Stomatologji moderne, punuar nga duar ekspertësh



Mirëseardhje nga CEO jonë

Mirësevjen në "The Clinic" - Një nga klinikat dentare më me përvojë dhe me teknologjinë më të përparuar në Shqipëri.


The Clinic është e fokusuar në kirurgjinë orale dhe konsulencën e shëndetit dentar, duke ofruar një mbulim 360 gradë të çdo problemi që lidhet me kujdesin e dhëmbëve dhe gojës.

Misioni ynë lindi nga një mendim krejt i thjeshtë:

Ku mundemi të marrim këshilla të dobishme dhe trajtim cilësor dentar në Tiranë, me çmime të përballueshme?

"The Clinic" është pikërisht ky vend.

Ky është talenti që qëndron pas rezultateve të "The Clinic"

Me vite përvojë dhe njohuri të gjerë në dispozicionin tuaj.

Njihu me ekipin tonë pak më mirë

Pse ne

Teknologji e fundit


60% më ekonomik; transparencë e plotë dhe asnjë tarifë e fshehur


Një mjedis komod dhe qetësues

Rezultate të shpejta dhe efikase


Ekip profesionistësh me përvojë shumë vjeçare në dispozicion për rezultate të shpejta

Staf i sjellshëm dhe gati për të ndihmuar


 Guidë personale në dispozicionin tënd


Vetëm një javë qëndrim në Tiranë dhe jo më shumë se 5 takime


NJË DITË NË "THE CLINIC" 

0:00
0:00

Laboratori Dentar

Laboratori ynë dentar na ndihmon të krijojmë çdo produkt me cilësi maksimale dhe në kohë rekord, pa ndërprerje dhe vonesa të panevojshme.

Benefitet e e laboratorit tonë

Vizualizo buzeqeshjen tende

Je i vendosur dhe gati për të bërë procedurën. Vetëm sikur të mundeshe të shikoje si do të dukesh më pas.

Tani mundesh me Digital Smile Design!

Paraprakisht do të kryesh një konsultë me mjekun dhe me anë të skanimit dixhital 3D, do të kesh një pamje digjitale të buzëqeshjes tënde të re. Kjo vlen për çdo lloj procedure që do t’i nënshtrohesh në "The Clinic". 

Punimi i

materialeve

Skanerët tanë transferojnë të gjithë punën në kompjuter, nga ku do të fillojë procedura e dizenjimit dhe modelimit të produktit. Këta dy hapa shumë të rëndësishëm kryhen nga ne me pajisjen CAD / CAM.

CAD është faza e krijimit të ilustrimeve teknike me saktësi të lartë. CAM pret punën e projektuar. Sistemi përshpejton procesin e prodhimit dhe jep rezultate ekselente. Laboratori ynë dentar na ndihmon të krijojmë produktet pa vonesa.

Laborante me eksperience

Ekipi ynë përbëhet nga 20 teknikë dentarë me mjeshtëri të lartë, të cilët punojnë në prapaskenë për të krijuar produktet e përsosura që “The Clinic” përdor. Ata udhëhiqen nga eksperti ynë italian, me 25 vite përvojë në laboratorë të ndryshëm në gjithë Italinë.



High-tech Artistry

Ne ofrojmë çdo shërbim të mbështetur nga pajisjet më të fundit të teknologjisë në këtë fushë.


Poltrona Digjitale

  • Operacione të automatizuara për performancë më të mirë
  • Ndricim i ftohtë për të mos bezdisur dhe dëmtuar sytë
  • Vakum automatik dhe me gradacion 
  • Komoditet maksimal me ulëse të rrotullueshme dhe lartësi që përshtatet

Skaner Intraoral

  • Vetëm 1 minutë për të kapur një pamje digjitale të dhëmbëve të përgatitur.
  • Vetëm 45 sekonda për një pamje të dhëmbëve në harkun e kundërt.
  • Në gjendje të zmadhojë dhe përpunojë imazhin për detaje të zgjeruara.
  • Skanimet ruhen në dosje digjitale dhe mund të printohen kurdoherë.


Skan dhe Print 3D

  • Në gjendje të inspektojë anatominë dentare nga kënde të ndryshme.
  • Fitojmë një pamje më të mirë të strukturës së gojë në mënyrë 
  • Frakturat gjenden më​​​​​ mirë​​​​​​​ dhe strukturat anatomike maten më saktë
  • Restaurimi i dhëmbëve i përshtatet plotësisht pacientit


NE MENDOJMË PËR ÇDO HAP TË PROCESIT

Diagnoza dhe Propozimi

Pasi të kontaktoni ekipin tonë, ne fillojmë të analizojmë rastin tuaj për të krijuar një zgjidhje të përshtatur për rrethanat tuaja. Pasi të vendosim se cili është drejtimi më i mirë për të vazhduar, ju kontaktojmë menjëherë me një plan të detajuar.

Plani i personalizuar trajtimi

Çdo propozim që ne krijojmë është i personalizuar sipas nevojave tuaja. Kur të mbërrini, do t'ju duhet të vizitoni klinikën tonë vetëm 4-5 herë në datat e planifikuara për të ndjekur trajtimin. Cdo takim do të zgjasë jo më shumë se 2 orë. Pas kësaj, e gjithë dita do të jetë e juaja!

Komunikimi i vazhdueshëm

Nga momenti fillestar, që na kontaktoni duke kërkuar një zgjidhje për situatën tuaj, ne do të fillojmë një linjë të vazhdueshme komunikimi për t'ju mbajtur gjithmonë të informuar për çdo përditësim, në çdo moment. Ne do t'ju dërgojmë një zinxhir email-esh të nevojshme dhe video shpjeguese për çdo hap të procesit, në mënyrë që të mos jeni kurrë të paorientuar për hapin e rradhës.

Free round-trip ticket

Biletën vajtje-ardhje e sigurojmë ne!

Sapo të biem dakord për plan propozimin e dërguar nga mjekët tanë, ne do t'ju rezervojmë një fluturim me data specifike mbërritjeje dhe nisjeje, në mënyrë që të keni një orar të planifikuar nga i cili mund të organizoni udhëtimin me detaje në vazhdimësi.




Testimonials

Zbulo shërbimet tona

Trajtime dentare rutinë dhe procedura parandaluese për të mbrojtur shëndetin tuaj oral dhe rritur jetëgjatësinë e dhëmbëve tuaj natyralë. 


Zbulo gamën e plotë të punimeve protetike që ne kryejmë në “The Clinic”, falë ekipit tonë ekspert në këtë fushë.


Procedura mjekësore të lidhura me dhëmbët, mishrat, nofullat dhe gjithë strukturën e gojës, kryer nga kirurgët tanë dentarë.


Fito buzëqeshjen e ëndrrave përmes diagnostifikimit, krijimit, dhe ndërtimit që nxjerr në pah pamjen tënde më të mirë dhe komplementon pikat e tua më të forta.


FAQ

Pyetje rreth procedurës

Sa zgjat mesatarisht procedura?

Kjo varet tërësisht nga procedura në fjalë. Megjithatë, ne gjithmonë sigurohemi që të krijojmë një ambient komod dhe të kemi një ritëm të shpejtë në punë, për të mos marrë shumë nga koha juaj.

Si sterilizohen produktet?

Higjenistët dentarë pas përfundimit të procedurave, dezinfektojnë poltronin dhe dhomën. Instrumentat i kalojnë në sallën e sterilizimit të cilat i fusin në ultrasonik e më pas i lajnë. I paketojnë me letër plastifikuese dhe në fund futen në autoklavë për të bërë sterilizimin komplet të tyre.

A do të më duhet të paguaj për kontrollin e përgjithshëm përpara trajtimit?

Jo, vizita kontroll para trajtimit është pa pagesë. 

Sa mënyra pagese janë në dispozicion?

Ne i ofrojmë të gjitha mënyrat e pagesës: para në dorë, me kartë, transferta bankare.

Pyetje rreth udhëtimit

A ofroni një biletë vajtje-ardhje falas për pacientët jashtë vendi?

Kjo varet nga plani i trajtimit dhe çmimi i procedurës. Ne gjithmonë përpiqemi të jemi të ndjeshëm ndaj pacientëve tanë dhe t'u japim atyre mundësinë që të kenë përvojën më të mirë, pavarësisht nga financat e tyre.

A do të kem një lidhje interneti në hotelin ku jam caktuar?

Hotelet me të cilët ne jemi partnerë ndodhen pranë qendrës së Tiranës dhe kanë të gjitha lehtësitë e nevojshme dhe standardet për ta bërë qëndrimin tuaj sa më të këndshëm.

A duhet të rikthehem për një fazë të dytë apo të tretë të trajtimit?

Kjo varet edhe nga plani i trajtimit. Mesatarisht, pacientët që kanë implante duhet të vijnë dy herë, por ka edhe raste pak më të komplikuara që pacientët duhet të kthehen për herë të tretë.

Pyetje?

Identiteti i klinkës sonë, janë qindra klientë të kënaqur. "Vula" jonë e cilësisë, është buzëqeshja e tyre. 

Ne e njohim shumë mirë rëndësinë e një buzëqeshjeje. Sa shumë tregon ajo për cilindo prej nesh. Ajo tregon kur jemi të lumtur dhe të qetë. Na bën të dukemi menjëherë të rinj dhe të shëndetshëm.

Ne gjithashtu e njohim shumë mirë punën e madhe që nevojitet për të mirëmbajtur, krijuar, ose rikrijuar një buzëqeshje. Me kalimin e kohës, na duhet të kujdesemi më shumë, të shpenzojmë më tepër kohë te dentisti, duke shpresuar që trajtimi do të jetë çdo herë cilësor dhe me rezultate afatgjata. 


Stafi ynë ka gjithë njohuritë dhe eksperiencën e nevojshme për këtë. Por kujdesi ynë shkon përtej.

Qëllimi ynë është t'ju japim një trajtim cilësor, me vlera estetike dhe shëndetësore, e cila do e rrisë ndjeshëm cilësinë e jetës suaj. 

Me "The Clinic" nuk do të hezitosh më asnjëherë të buzëqeshësh përsëri